Steinberg vjen në Tiranë

Zëvendës Sekretari amerikan i shtetit, Xhejms Steinberg ka nisur këtë te mërkurë, një turne ne disa shtete, ndërsa pritet qe ditën e premte te vije edhe ne Tirane. Ndalesa e pare e tij ka qene Armenia, për te vazhduar me tej me Gjeorgjine e Azarbajxhanin, ndërsa me pas do te vije radha e Shqipërisë, për ta mbyllur me Bosnjën. Ne vizitën ne vendin tone, Steinberg do te shoqërohet nga zv/ndihmes sekretari i shtetit për europen, Tom Kantrimen. Ne njoftimin zyrtar te departamentit amerikan te shtetit, theksohet se ne takimin qe do te zhvillojnë ne Shqipëri diplomatët do të përforcojnë mbështetjen e Uashingtonit për rolin e Prokurores se Përgjithshme ne hetimin e ngjarjeve te 21 janarit, si edhe do t?i kërkojnë palëve te gjejnë zgjidhjen e krizës politike dhe te përqendrohen te zgjedhjet lokale te majit. Ne mënyrë te vazhdueshme zyrtaret amerikane kane theksuar rëndësinë e një hetimi te plote te ngjarjeve te 21 janarit, kane shprehur mbështetjen e plote për Prokuroren e Përgjithshme, madje po asistojnë ne hetime përmes eksperteve te posaçëm te ardhur nga Uashingtoni. Vete Kantrimen qëndroi për një vizite ne Tirane përpara disa javësh, ku i dha mesazhe te qarta klasës politike për zgjidhjen e shpejte te krizës, ndërsa kërkoi qe prokuroria te mos sulmohet politikisht.
Shpërndaje