E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli për zgjedhjet vendore

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaron se janë qytetarët ata që vendosin nëse në 8 maj mund të zhvillohen zgjedhje, pavarësisht vullnetit te opozitës. Nënkryetarja demokrate tha se kushtet e vetme qe mazhoranca mund te pranoje, qe te majtët te bëhen pjese e procesit elektoral do te jene sipas saj vetëm brenda kornizës kushtetuese. Sipas Topallit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion që po funksionon me integritet të plotë, pavarësisht asaj që deklaron opozita dhe bojkotit që i bëjnë këtij institucioni tre anëtarë të saj. Këto deklarata kryeparlamengarja Topalli i bëri pas një aktiviteti ku u certifikuan 30 gra për udhëheqjen e re politike. Gjatë këtij aktiviteti zonja Topalli ftoi zotin Rama dhe zotin Berisha që të ketë më shumë femra në listat për këshilltarë në zgjedhjet lokale. Ndërsa deputetja Socialiste znj. Valentina Leskaj u shpreh se nuk ka demokraci funksionale nëse nuk ka sa duhet gra të përfshira në politikë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›