Felaj: Si i përfitoi Prifti mbi dy miliard lekë?
“Dritan Prifti nuk mund të fshihet. Ai duhet të japë përgjigje, jo vetëm përpara drejtësisë, por edhe përpara të gjithë shqiptarëve”, tha deputetja Ermonela Felaj.
Ajo tha më tej se Prifti ka pasuri të pa deklaruara, ndërkohë që iu drejtua publikisht se si kishte fituar shumën e parave të përmendura më lart. “Si e shpjegon Dritan Prifti faktin që papritmas në pasurinë e tij figurojnë të jenë shitur aksione të padeklaruara më parë, për një vlerë plot 2 miliardë e gjysmë lek. Si e shpjegon Dritan Prifti faktin që këto aksione Ministri i Ekonomisë ia ka shitur një shtetasi të punësuar prej tij, një vartësi, duke shkelur hapur ligjin për konfliktin e interesit.”, vijoi deputetja e opozitës.
Felaj në emër të PS-së, tha se kjo histori nuk do të mbyllet pa dhënë përgjigje dhe pa u bërë transparenca për të gjitha këto akuza.