E Shtunë, 31 Tetor 2026

BP para stuhive në Gji dhe Kongres

Për BP-në po afrohet stuhia dhe kjo përveç se përshkruan atë që po ndodh me të vërtetë në Gjirin e Meksikës, është edhe një metaforë për situatën e kompanisë britanike British Petrolium.

Guvernatori i Luizianës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të afrimit të stuhisë tropikale Bonnie.

Kjo stuhi mund të pengojë përpjekjet e BP-së për një bllokim të përhershëm të rrjedhjes së naftës. Rojet Bregdetare thanë se po evakuonin barkat e specializuara që punojnë në Gjirin e Meksikës.

Kompania BP nga ana tjetër, po përballet edhe me një stuhi në marrëdhëniet me publikun.

Kompania britanike përballet me më shumë se 300 padi që kërkojnë miliarda dollarë kompensime potenciale për dëme dhe avokatët e BP-së janë duke siguruar ekspertë për ekipin e mbrojtjes.

Disa akademikë në SHBA po e akuzojnë kompaninë se po përpiqet "të blejë" shkencëtarët më të mirë për të kontrolluar atë që ata thonë.

Ish-sekretari britanik i Drejtësisë, Jack Straw, është ftuar të dalë para senatit amerikan për t'iu përgjigjur pyetjeve, lidhur me lirimin vitin e kaluar të personit të dënuar për bombën në Lockerbie, ku humbën jetë një numër i madh shtetasve amerikanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›