Stërvitja e kombëtares ndiqet nga TV gjermane

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon përgatitjet në Hamburg të Gjermanisë, dhe sot paradite kanë zhvilluar edhe një seancë teorike me trajnerin kroat Oto Baric. Sipas informacionit që jep siti talentet.com, të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike, me përjashtim të Klodian Duros, që vuan dëmtimin e pësuar në ndeshjen e kampionatit shqiptar Elbasani-Tirana (2-2). I pyetur nga talentet.com, Duro pohoi se "është tepër i mërzitur që nuk do të marrë pjesë në këto dy ndeshje (kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë), por njëkohesisht shprehet optimist që do të jetë i gatshm për sfidat e ardhshme".
Optimist për një rezultat pozitiv shprehet edhe Lorik Cana (21 ndeshje, 1 gol) në një bisedë të bërë me stafin. Sulmuesi Erion Bogdani (30/7) premton gola për gjithe tifozerine e zjarrtë kuqezi. Pranë hotelit "Bei Musa Grune Tanne", pronë e mikpritësit Xhelil Musa (shef i zyrës së talenteve shqiptare në Gjermani) ku është vendosur edhe kombëtarja në orët e paradites janë parë shumë tifozë të zjarrtë për të takuar kuqezinjte, ndërkohë që këta të fundit i kane pritur tepër ngohtë ku kanë shkëmbyer edhe foto e rastit.
Sot pasdite ne oren e 16:15 u zhvillua një tjetër stërvitje në qendrën stervitore "Neumulmsdorf" ku ishin të pranishëm një numër i madh televizionesh gjermane. Atmosfera në kampin kuqezi në hotelin "Bei Musa Grune Tanne" është tepër miqësore dhe të gjithë shprehen se ndjehen si në shtëpinë e tyre.