E Diel, 1 Nëntor 2026

Myrtaj: “Nëse nuk kam oferta më të mira, do qendroj te Teramo”

"Nëse do të kem oferta nga e njëjta kategori, C1, do të qendroj me Teramon", kështu është shprehur sulmuesi Florjan Myrtaj, apo Flo sic e përkëdhelin atë në Itali. Flo pret ditën e fundit të merkatos italiane për të vendosur për skuadren e sezonit 2006-2007.
Por, Flo, shkruan ilmessaggero.it, ka dy objektiva: i pari, të vazhdojë të luajë futboll, dhe i dyti ta rinisë futbollin nga zero, ashtu sic e nisi kur ishte një djalosh i panjohur nga Shqipëria, që zbarkoi në Itali për t'i dhënë "katër goditje" ndonjë topi.
Në Teramo betohen se Myrtaj ka firmosur tashmë një kontratë njëvjecare me skuadrën e qytetit. Drejtori sportiv Alesandro Kasaroni pret vetëm fundin e muajit, datën 31 korrik: "Një si Myrtaj nuk diskutohet. Nëse do të varej vetëm nga mua nuk do të kishte asnjë dyshim, por duke parë se ai është i lidhur me një miqësi të të konsiliduar me presidentin Malavolta, besoj se do të ishte ai që do të mbyllte këtë cështje". "Nëse Flo do të firmoste për ne, do t'i garantonim atij 20 gola përpara krishtlindjeve", ishte shprehur më parë sulmuesi tjetër i Teramos, Luizo.
Myrtaj e ka veshur edhe më parë bluzën e Teramos për tre sezone, nga viti 1999 deri në vitin 2002, duke shënuar 47 gola. Duke pritur bomberin e Vlorës, ditën e enjte Teramo do të zhvillohjë një miqësore me formacionin e "vogël" të Teramos, ndërsa vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë zyrtare me Ankonën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›