Stërvitja me SHBA-të, Koreja e Veriut kërcënon atë të Jugut
Stërvitja e përbashkët e 12 mijë trupave amerikanë dhe 200 mijë ushtarëve të Koresë së Jugut për 11 ditë me radhë, është marrë si një kërcënim i hapur nga ana e Koresë së Veriut.
Për këtë arsye, kjo e fundit ka kërcënuar manovrat, duke deklaruar se do të ushtrohet përgjigjja ndaj çfarëdo emergjence ndaj gadishullit Korean.
Koreja Veriore e ka vlerësuar këtë stërvitje të përbashkët si një komplot të rrezikshëm që po përgatitet kundër saj.