E Diel, 1 Nëntor 2026

10 të vrarë nga sulmet në Afganistan

Nga shpërthimi i dy bombave në Kandahar të Afganistanit, janë vrarë 10 persona.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme afgane, Zemarai Bashary, tha se sulmi me bomba të dielën në vendin Arghandab, kishte për cak fshatarët dhe makinën e policisë ku u vranë tetë civilë dhe dy policë.

Kjo dhunë u bë në periudhën e fushatës vdekjeprurëse të udhëhequr nga talebanët, gjatë këtij muaji, ku u vranë më se 100 persona, shumica prej tyre civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›