E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stërvitjet e reja koreanojugore provokojnë tension në kufi

“Në stërvitje do të marrin pjesë artileria, avionë luftarakë dhe rreth 800 ushtarë, -njoftoi qeveria-, së bashku me stërvitje të vogla që do të kryhen sot.”
 
Manovrat do të zhvillohen në Pocheon, 20 kilometra në jug të kufirit mes dy Koreve, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë, duke shtuar se këto manovra do të jenë të rëndësishme.

Tensionet në gadishullin Korean janë të larta që prej bombardimit të një ishulli koreanjugor nga ana e Koresë së Veriut.

Stërvitjet ushtarake koreanojugore të së hënës, sollën kërcënimet e Koresë së Veriut se do të hakmerrej, gjë e cila nuk u materializua./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-22 09:33
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›