E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stevanovic Dialogu rinis ne mes te korrikut

Shefi i ekipit negociues serb, Borislav Stefanovic ka thënë se takimi midis Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet në mes të korrikut.

“Do të fokusohemi që para pushimit veror, të mbyllim kapitullin e lirisë së lëvizjes, telekomunikacionit, energjisë elektrike, librave amëz dhe kadastrës. Për formën e pjesëmarrjes së Kosovës në takimet dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare nuk do të diskutohet”, ka thënë Stefanovic, bën të ditur Telegraf.

Sipas tij, për Serbinë formula e vetme e pranueshme është ajo që saktëson Rezoluta 1244, që do të thotë se përpara përfaqësuesit të Prishtinës që qëndrojë tabela me siglën UNMIK-Kosovo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›