Mladic vizitoi varrin e vajzës

I dyshuari për krime të luftës, Ratko Mladic, ish-komandant i forcave serbe në Bosnje, nën përcjelljen e policisë është dërguar për ta vizituar varrin e së bijës.
Zëvendës prokurori i Serbisë për krime të luftës, Bruno Vekaric, tha se më vonë Mladici është kthyer në burg, ku ai po mbahet prej të enjtes, kur është arrestuar, pasi ishte fshehur për 15 vite.
Më vonë gjatë ditës pritet që paneli prej tre gjyqtarëve të vendos lidhur me ankesën e tij kundër transferit në Tribunalin e Hagës, lidhur me akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-1995.
Ai më herët kishte kërkuar që ta vizitoj varrin e vajzës së tij Ana, që kishte bërë vetëvrasje në vitin 1994, me revolen e babait të saj.
Serbia mund ta Mladicin benda 24 orëve në Tribunalin e Hagës, bëhet e ditur nga zyrtarë serbë të drejtësisë.