E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten dy ushtarë australianë në Afganistan

Nga Express më 31 maj 2011 në ora 11:58

Departamenti i Mbrojtjes i Australisë tha se dy ushtarë të këtij vendi janë vrarë, në dy incidente të ndara, në Afganistan.

Numri i ushtarëve të vrarë të Australisë, në konfliktin në Afganistan prej vitit 2001, arriti në 26.

Zyrtarët thanë se njëri ushtar ishte vrarë nga një ushtar afgan, derisa ata ishin së bashku në detyrë në provincën Uruzgan.

Associated Press raportoi se ushtari afgan kishte ikur nga vendi ku ndodhi incidenti.
Ushtari i dytë i Australisë humbi jetën, pas rrëzimit të një helikopteri Chinok.

Australia në Afganistan i ka afro 1550 ushtarë, shumica prej të cilëve janë të fokusuar në stërvitjen e ushtrisë së Afganistanit, që të jetë e aftë për ta marrë përgjegjësinë për siguri në provincën Uruzgan.

Në ndërkohë, gjenerali më i lartë britanik në Afganistan ka paralajmëruar kundër çdo tërheqjeje të dukshme të trupave nga ai vend, deri në fund të vitit 2012.

Në një intervistë me gazetën britanike Daily Telegraph, gjenerali James Backnol, tha se për të ruajtur fitoret e fundit kundër talebanëve, përforcimet amerikane, të cilat arritën në Afganistan vitin e kaluar, duhet të qëndrojnë atje edhe dy vera të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›