Mourinho nuk largohet nga Reali

Mirëpo, Zidane ka insistuar se Reali pret që Mourinho të mbetet në Santiago Bernabeu për “shumë vite”, derisa klubi synon të tejkalojë rivalin Barcelonën në dominimin e saj aktual në futbollin evropian.
“Mourinho në PSG është vetëm nj spekulim”, tha Zidane për Canal +. “Ai është shumë i lumtur këtu ku është. Është njësoj sikur njoftimet se David Beckham do të transferohet në PSG. Janë vetëm spekulime. Mourinho do të mbetet në Real për shumë vite. Shpresoj të mbetet”, u shpreh ish reprezentuesi francez.
Megjithatë, nëse Mourinho vendos të kalojë në PSG, ai do të takojë disa fytyra të njohura në klubin francez. Claude Makelele, i cili luajti për Mourinhon në Chelsea, i është bashkuar klubit si këshilltar.
PSG po ashtu ka Leonardon si drejtor sportiv. Braziliani ka marrëdhënie të mira me Mourinhon, të cilat ishin të tilla edhe në kohën kur ata ishin rivalë në Milan, respektivisht Inter.