E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tieri Henry gati për derbin kunder Espanyol

Sulmuesi francez Tieri Henry është rikuperuar nga infeksioni në grykë dhe do të jetë në formacionin fillestar në derbin e së shtunës kundër Espanyol.
Sulmuesi kamerunas Eto'o do të jetë në fushë pas golave për Barcën në bashkëpunim me sulmuesin argjentinas Lionel Messi kundër Real Betis të mërkurën.
Kapiteni i Espanyol e sulmuesi i Spanjës, Raul Tamudo pritet të jetë në fushë, pas pushimit kundër Sevilla.
Lideri i Ligës spanjolle, Valencia do të presë Deportivo la Coruna të dielën, ndërkohë që kthehet sulmuesi David Villa pas dëmtimit.
Villareal i vendit të dytë do të udhëtojë në Gijon për të luajtur kundër Sporting, që ka fituar deri tani vetmë një pikë e ka pësuar 19 gola në vetëm katër ndeshje.
Mesfushori i Real Madrid holandezi Wesley Sneijder është stërvitur me ekipin pas dëmtimit të tij në gju, por nuk pritet të jetë kundër Real Betis.
Sulmuesi brazilian i Real Betis, Edu, është rikuperuar nga dëmtimi dhe shpreson të luajë nga minuta e parë kundër Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›