E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’thirret seanca e posaçme e parlamentit, Edvini rikonfirmon se s’do hetim zgjedhjesh

27-12-2010 / Gazeta 55

Kompromisi mes dy palëve politike duket shumë i largët, për shkak se PS këmbëngul tek formulat që shkelin Kodin Zgjedhor. Synimi i afërt duket se është moskryerja e hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, ndërkohë që si synim afatgjatë tentohet sabotimi i zgjedhjeve të 8 Majit


Mazhoranca ka dyshime të forta se Partia Socialiste dhe opozita në tërësi, duan hetim parlamentar në shkelje të ligjit të Gjykatës Kushtetuese, për komisionet hetimore parlamentare si dhe rrëzimin e Kodit Zgjedhor, mbi të cilin u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Edhe pse ky i fundit është një produkt konsensual bipartizan i dy forcave më të mëdha politike, por edhe më mbështetjen paraprake të partive të vogla, u mendua se hodhi baza të sigurta për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pranueshme. Por, kështu nuk mendon më Partia Socialiste, kryetari i së cilës duket se ka kthyer mendje, pasi në vend që të kërkojë ngritjen e komisionit hetimor sipas ligjeve të Gjykatës Kushtetuese dhe hetimin e zgjedhjeve sipas Kodit Elektoral, pretendon të anashkalojë dy prej ligjeve më të rëndësishme zgjedhore, për të krijuar një ngërç të ri, këtë radhë kushtetues. Sigurisht që kjo s’do të lejohej me asnjë kusht dhe asnjë koncesion i mazhorancës nuk mund t’i dhuronte opozitës shkeljen e Kushtetutës dhe nxjerrjen jashtë loje të Kodit Zgjedhor, me tentativën për të përmirësuar kodin e ri elektoral, për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në këtë sens, opozita jo vetëm që ra këmbë e krye në gropën e saj të falsitetit, por për më tepër po kërkon flakjen tutje të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, që u votua me zell të madh në parlament 2 vjet më parë. Për sa kohë opozita nuk pranon pikën e katërt në kërkesën e saj trepikëshe, që s’është asgjë tjetër veçse togfjalëshi “hetim parlamentar në përputhje me ligjin e Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore dhe kodin elektoral”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›