E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i Zastavave prokuroria zbardh skemen

Dosja

Trafikoi dhjetë pistoleta në Shqipëri, malazezi nën akuzë. Nazim Ljikoviç, 32 vjeç, është arrestuar më 21 janar 2010 në qytetin e Shkodrës, pasi në automjetin me të cilin ai udhëtonte i janë gjetur 10 pistoleta të markës “Ekol Special 99”, kalibër 9 mm, si dhe gjatë kontrollit fizik i janë gjetur 42 kartëmonedha të prerjes 50 me numrat serialë përkatës. Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë. Sipas kërkesës për gjykim, Ljikoviç kishte hyrë në territorin shqiptar rreth orës 13:44 të datës 21 janar 2009. “Rreth orës 15:30 të kësaj date, nga shërbimet e policisë është konstatuar i ndaluar në qendër të qytetit Shkodër, në sheshin përballë ‘Radio Shkodra’ mjeti ‘Wolksvagen’ ngjyrë vishnje, me targë BR AJ 011, brenda të cilit ndodhej një person, ku nga ana e shërbimeve operacionale është ndërhyrë duke arritur të identifikojnë personin në makinë si shtetasin Nazim Ljikoviç. Në kontrollin që i është bërë mjetit dhe personit në vendin ku u gjet mjeti nuk është konstatuar ndonjë send i kundërligjshëm. Ndërkohë, për verifikime të mëtejshme, personi së bashku me mjetin janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër dhe gjatë kontrollit më të imtësishëm të mjetit, në prezencë të personit në fjalë, janë gjetur 10 armë zjarri pistoleta të fshehura në derën e pasme, pas derës së shoferit. Pistoletat janë gjetur të mbështjella me natriban transparent”, - thuhet në dosjen e akuzës. Sipas saj, gjatë kontrollit fizik të të pandehurit Nazim, në xhepin e këmishës i janë gjetur 2100 euro të prerjes 50-she, të cilat me shikim të parë dyshoheshin se ishin të falsifikuara. Ai ka shpjeguar se dy ditë më parë, në Krajë të Malit të Zi është takuar me një të njohurin e tij, shtetasin Besnik Ahmeti nga Drenica, Kosovë, dhe të dy së bashku e kanë lënë të takohen në Shkodër, Shqipëri. Nazimi ka hyrë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Muriqan, ndërsa Besniku ka kaluar ilegalisht në Shqipëri, Shkodër, nga mali në fshatin Zogaj, Shkodër. Janë takuar në Shkodër dhe me makinën e Nazimit kanë shkuar në një lokal të njohur, në Shkodër. Besniku i ka thënë të parkonte makinën në një rrugicë pas lokalit. Kanë qëndruar disa orë në Shkodër dhe më pas të dy e kanë lënë të takohen përsëri në Krajë-Mali i Zi, duke u larguar të dy nga kishin ardhur në Shkodër. Në Krajë kanë rënë dakord që Nazimi të sillte në Shkodër disa armë zjarri. Nazimi ka pranuar ta bëjë këtë veprim kundrejt shpërblimit në lekë dhe disa riparimeve që do t’i bëheshin mjetit të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›