E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, qoka me fëmijë, për të na mbushur mendjen se u normalizua

27-12-2010 / Gazeta 55

Kreu i PS mbeti duke u shfaqur nëpër salla të inskenuara me fëmijë jetimë apo me të papunë, me gruan e re që e merr përkrahu dhe me mediat që i kontrollon, në përpjekj për të bindur shqiptarët se është normalizuar. Skemat nuk mund ta shmangin përgjegjësinë e Edvinit për ngërçin politik dhe axhendën e tij antishqiptare, prandaj edhe ato s’funksionojnë e do ta lënë kryesocialistin tek stoli i pensionistëve politikë


Ditët e fundit të vitit 2010 e gjejnë Edi Ramën mes mëdyshjes për tu shfaqur si njeri normal, nga njëra anë dhe mes panikut, që nuk mund ta fsheh, për humbjen e zgjedhjeve vendore të 8 majit 2001, nga ana tjetër. Në dukje, këto gjendje të Edi Ramës, duket se nuk kanë ndonjë lidhje me njëra-tjetrën. Por..., në fakt është e kundërta... Këto janë aq të lidhura me njëra-tjetrën, sa Edi Rama po mundohet ti alternojë, të paktën për të gjetur një “të mesme të artë”, për të paktën një qetësi të tij të mundshme, jo vetëm shpirtërore. Diku nga mesi i nëntorit, Edi Rama, duhet pranuar se na çuditi kur paralajmëroi dhe realizoi martesën e tij, të themi të katërtën. Çudia qëndronte, jo aq në këtë vendimmarrje që lidhet me jetën e tij private, se sa në momentin “e ngarkuar politikisht” që ai zgjodhi për të prodhuar “lajmin rozë”, që ishte asgjë më shumë, se sa një lajm i radhës i kësaj “kategorie të tipit rozë”, nga ana e Edi Ramës. Kur “bateritë” e opozitës ishin karikuar te paralajmërimet e Spartak Ngjelës e Preç Zogaj (që me thënë të drejtën, nuk është se “ua vinte veshin” ndokush), për protesta “të papara mbarëpopullore”, Edi Rama zgjodhi të shtyjë, shtyrjen e radhës së këtyre protestave “të mbetura në tentativë”. Arsyeja ishte “madhore”... ... Ai do të martohej..., për të paktën, herën e katërt. Nga ana e anëtarësisë së Partisë Socialiste kjo gjë u prit mirë, jo aq martesa e katërt e Edi Ramës, se sa nga shtyrja e shtyrjes së radhës së protestave të lodhshme dhe “pa bereqet”. Por, ajo që nuk u kuptua fort mirë, në ditët e para të martesës, dhe disa ditë pas saj (martesës), kishte të bënte me faktin, “pse” kryetari i PS-së Edi Rama zgjodhi atë moment “kulminant” për të “vënë kurorë”, pikërisht, kur pritej që Spartak Ngjela dhe Preç Zogaj “të bënin namin” me protestat virtuale... Nuk u desh shumë për të marrë përgjigjen e “pse”-së..., saktësisht jo më shumë se tre-katër javë, post martesës. Dhe kjo “pse”, fshihej në vendimin e Prokurorisë së Rrethit të Shkodrës, që i kishte bërë “dhuratë” Edi Ramës, vetëm pak ditë para martesës së tij të katërt, zhvlerësimin e pretendimit të tij, për rihapje kutish dhe rinumërim votash. Pas kësaj, Edi Rama nxitoi të shpallte martesën e tij të radhës. Sigurisht i duhej një arsye “e fortë” për të tentuar kthimin e tij në “normalitet”, pse jo edhe për të trimëruar veten e frikur nga humbja e zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011. Për këtë, nuk kishte asnjë mënyrë më të mirë, se sa të shpallte dhe “të bënte realitet”, martesën e tij të katërt. Ujërat vazhdojnë të rrjedhin shpejtë. Dhe Edi Ramës i duhet të “fitojë kohën e humbur”. Pas “honey moon”-it modest, ç’bëri Edi Rama...? Bëri atë që nuk ka bërë prej të paktën një viti e gjysmë..., ju rikthye tentativës së kthimit të vëmendjes, se ai është edhe kryetar i bashkisë së Tiranës. Për këtë filloi të presë nja dy shirita..., por duke mos harruar edhe keqpërdorimin e shtresave të tilla shoqërore, si jetimët, të papunët, etj..., etj..., sigurisht duke përdorur fondet e bashkisë. Në këtë tentativë për “përmirësim imazhi”, Edi Rama, nuk ka harruar edhe keqpërdorimin e gruas së tij të katërt. Prej, më se të paktën një muaji, Edi Rama, është parë, jo rrallë herë, të paktën në daljet e tij publike, duke “tërhequr zvarrë” gruan e re (lexo: të katërtën), me shpresë se do të shfaqet si i normalizuar... Në këto dalje, ai përveçse përpiqet të hiqet si politikan i përgjegjshëm, pasi s’ka më kohë, nuk harron të bëjë edhe “harraqin”, pse jo të bëjë edhe tipin që “s’mban përgjegjësi” për gjendjen e ngërçit, për të cilin ai është autori i vetëm. Me këtë mënyrë të re “jetese”, Edi Rama, lutet njëherazi, që edhe gjithë të tjerët të harrojnë dështimin e tij më se një vjeçar e gjysmë, për “(mos) hapjen e kutive”. E gjithë kjo, kur për atë (Edi Ramën) ka filluar “countdoën”-i i humbjes së zgjedhjeve vendore të 8 majit 2001, merr kuptim, përballë frikës së tij nga kjo humbje. Ndaj edhe ai është “në kërkim” të “fijes së barit”, që për ngushëllim duket se është tentativa për kthimin në “normalitet”, duke keqpërdorur, shtresat në nevojë, gruan e tij të re (lexo: të katërtën)..., por edhe fondet e bashkisë së Tiranës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›