E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Tetovë -Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka kërkuar një marrëveshje të rej midis shqiptarëve dhe maqedonasve.“Në këtë marrëveshje ne si parti, mendoj se edhe shqiptarët nuk e kontestojnë drejtimet kryesore të funksionimit të shtetit, Maqedoninë unitare, që pretendon BE dhe NATO. Por definitivisht me këtë marrëveshje do të ndryshohet zhargoni i degradruar i përfaqësimit të shqiptarëve me formulimin partneritet”, ka theksuar Thaçi, gjatë një konference ku ka prezantuar grupin e tij të këshilltarëve.

“Nuk mund më shteti të funksionojë, programi i VMRO-DPMNE apo i LSDM, ndërsa brenda në Qeveri të përfshihet PDSh apo dikush tjetër. Patjetër duhet të aplikohet programi i LSDM dhe BDI-së, apo VMRO-së dhe PDSH, apo anasjelltas. Bëhet fjalë për partneritet”, ka theksuar kryetari i PDSH-së. Ai ka theksuar se në marrëveshjen e re do të jenë të përfshira edhe elementet e Marrëveshjes së Ohrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›