E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mujota viziton nesër Tiranën

Prishtinë -Gjatë ditës së nesërme, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Fehmi Mujota, në krye të një delegacioni do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri. Vizita bëhet me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Gazmend Oketa. Delegacioni i FSK së do të ketë takime me Presidentin e Shqipërisë Bamir Topin, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Mbrojtjes Gazmend Oketa si dhe me funksionarë dhe personalitete të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›