E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stiller dhe De Niro, në episodin e tretë “Little Fockers”



Erdhi më në fund momenti i episodit të tretë të sagës zbavitëse “Fotter”. Pas “Meet the parents” dhe “Meet your parents” vjen vazhdimi i filmave që mendohet se do të titullohet “Little Fockers”. Ky film pritet të jetë po aq i suksesshëm sa dy të parët pasi prej dy vjetësh është lajmëruar dalja e tij në kinematë botërore. Ben Stiller dhe Roberto De Niro kanë bërë të ditur se në episodin e ri mund të ketë më shumë hapësirë për Ouen Uillson. Kjo për faktin se vëmendja kryesore do të përqendrohet te fëmijët ndërsa rolet e dy aktorëve të mëdhenj, Ben Stiller dhe De Niro, do të ridimensionohen duke u zhvendosur paksa nga rolet qendrore. Në këtë vazhdim të serive nuk do të jenë të pranishme Barbara Streisand dhe Dastin Hofman, prindërit e Ben Stiller në “Meet your parents”. Edhe përsa i përket regjisë dhe organizimit do të ketë përmbysje. Regjisori i dy serive të para, Xhei Roaç, do të marrë rolin e producentit pasi është i impenjuar edhe në realizimin e një filmi tjetër në të ardhmen. Emri i regjisorit të ri nuk është bërë ende i ditur. Mes kandidatëve është veterani Paul Ueitz (American Pie, About a boy), Dejvid Uain dhe Peiton Rid (Yes man).

Princi Herri komunikon me sms me Natalia Imbrulian

Ka mjaftuar një takim që më pas princi Herri dhe këngëtarja Natalia Imbrulia të mos reshtnin duke komunikuar me sms.
Princi 24-vjeçar i Uellsit, që muajin e kaluar u nda nga e dashura Çelsi Davi, mori pjesë në 34-vjetorin e këngëtares dhe aktores australiane. Sipas gazetës “Mail”, në festën e zhvilluar dy javë më parë në Kensington Ruf Gardens, në Uest London, princin dhe Natalinë i ka prezantuar Sem Branson, djali i miliarderit të Kensington roof Gardens, një nga lokalet e preferuar të princit Çarls dhe ish-gruas së tij Dajana. Sipas burimeve, pas takimit të parë, ata mbajnë kontakte të vazhdueshme. Natalie, beqare pas divorcit me Daniel Xhons, i duket Herrit tepër seksi dhe tërheqëse, po ashtu ajo e simpatizon princin. Por një mik i këngëtares tha se Herri nuk është personi i duhur për të. “Ata shkojnë mirë me njëri-tjetrin, por nuk besoj se ai është tipi i saj. Ajo preferon muzikantët rok dhe jo nxënësit e shkollave elitare”,- tha ai.

24 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›