Asklepi dhe sklepat e pushtetit
Andis Harasani
Një statujë e vjedhur, Asklepi, një pronë ekskluzive e shtetit shqiptar, mbas një sërë peripecish të jashtëzakonshme, të denja për filma me kontrabandistë e filantropë, më së fundi do të kthehet në vendin e origjinës. Për vetëm 20 mijë euro. Që më shumë se një sasi parash është një veprim i jashtëzakonshëm i dy futbollistëve tanë, Igli Tares dhe Lorik Canës. Dy shqiptarë të mëdhenj, dy patriotë që kësaj radhe jo me top në këmbët e tyre, na detyrojnë të gjithëve të ngrihemi në këmbë për të nderuar një gjest që është edhe shumë më shumë sesa duket në vështrim të parë. Ata dhënë një leksion zemre, një leksion ndërgjegjeje, përgjegjshmërie e patriotizmi, dhanë një lajm të mirë për shoqërinë tonë, që i falet si vendi të shenjtë kultit të parasë dhe atij të pushtetit që prodhon para. I apasionuar mbas futbollit, më duhet të them se asnjë rrjetë e tundur preje këtyre futbollistëve tanë nuk më ka dhënë këtë përmasë dinjiteti për të thënë si kori i qindra mijëra shqiptarëve kudo qofshin: O sa mirë me qen´ shqiptar!
Janë vetëm 20 mijë euro. Duken shumë për një individ, por janë vetëm një pikë ujë kur bëhet fjalë për shtetin. Dhe pikërisht këtu, “supa patriotike” e gatuar nga këta dy patriotë të mëdhenj, mbushet me benzinën e hidhur të politikës sonë të çoroditur. Fatkeqësisht, edhe kësaj radhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Lajmi i veprimit të Tares dhe Canës bëri xhiron e medias shqiptare e italiane dhe u bë ushqim nga më të klikuarit në hapësirën e pafundme shqipfolëse të internetit. Dhe ky ishte momenti kur xhelozët tanë blu në pushtet u zgjuan. “Pse ata dhe jo ne?”, ishte llogaria e thjeshtë e meskine e tyre, mbas të cilës u derdh lumë jo luga, por lumi i benzinës mbi këtë akt. Sipas mediave italiane, statuja antike duhet të kalojë sërish kohë përtej Adriatikut, sepse burokratët tanë kanë vendosur të bëjnë ndryshe. Ata kanë vendosur të paguajnë shifrën prej 20 mijë eurosh në vend të futbollistëve për të realizuar atë që duhet të kishin bërë me kohë. Jo për hir të statujës. Jo për hir të detyrës dhe detyrimit të tyre ligjor, por për shkak të dëshirës së tyre për protagonizëm dhe për të shmangur këtë kurorë të merituar lavdie nga koka e dy futbollistëve tanë dhe për ta kaluar në kryet e politikës. Që pas kësaj të organizojnë një konferencë shtypi ku të dalë kryeministri dhe të japë myzhdenë, siç do ta quante Fan Noli, që të japë dhe njëherë si kurdoherë idenë se ky vend merr frymë, laget nga shiu dhe thahet nga dielli vetëm për shkak të vullnetit të tij. Që dhe një frakturë historike me statujën e mermertë që na dëshmon historinë tonë, mund të vihet në “allçi” vetëm sepse do Berisha.
Kanë qenë të gjitha mundësitë që shteti të kishte ndërhyrë që kohë më parë në këtë histori të trishtuar. E natyrisht nuk kanë munguar as fondet e nevojshme. Mjaft të kujtojmë spotet e prodhuara pa kursim nga vetë Ministria e Kulturës që u luten turistëve të huaj të gjezdisin dhe në këtë skaj të Ballkanit, mjaft të kujtojmë yjet e ndritshëm që qeveria ia fal vetes bujarisht si dekorata lavdie, duke i paguar me taksat e shqiptarëve për të na dëshmuar sesa punon, mjaft të kujtojmë paratë e pafundme që shpenzohen për turizëm e protagonizëm politik dhe ato 20 mijë euro do të siguroheshin mijëra herë.
Por kjo gjë nuk ndodhi. E si të mos mjaftonte kjo, sikur të mos ishte e mjaftueshme që strukturat e këtij shteti që janë dhe të shurdhëta, dhe të verbra, që janë dhe memece se nuk dinë çfarë të thotë, por dhe llafazane pafund për të mbuluar paaftësinë e tyre, ato na bëjnë dhe njëherë me dije se nuk kishin as minimumin e vullnetit thjesht për të bërë detyrën. Të ndodhura përballë leksionit qytetar e patriotik të dy futbollistëve tanë, ata vetëm u zgjuan me skërmitjen e poshtër të xhelozisë dhe me ngutin për të marrë atë që nuk u përket. Duke paguar 20 mijë euro në vend të futbollistëve. Që të mos i kenë nëpër këmbë mjeshtrit e lojës së topit me këmbë.
Tanimë nuk ka asnjë vlerë sesi do të shkojë më tej kjo histori. Tanimë nuk ka asnjë vlerë se cilat do të jenë duart që do të firmosin çekun në këmbim të statujës sonë antike. Asklepi ka pritur me qindra vjet nën dhe´ deri sa doli në dritën e diellit. Ka pritur rreth 20 vjet deri sa do të rikthehet aty ku ka vendin mbasi e grabitën dhe e tregtuan dhe ritregtuan në ankande plot dritë, siç tregtoheshin vajzat tona në trotuare të errët të Evropës. Për moshën e saj është fare pak pritja edhe disa kohë, le të themi disa muaj më shumë apo më pak nuk ndryshojnë asgjë. Për moshën e saj, zemërngushtësia dhe mendjengushtësia jonë politike, çikërrimat meskine të përditshmërisë sonë, janë vetëm pak pluhur mbi mermer; për Asklepin ato janë vetëm një sklep në sytë të pushtetit, ndaj të cilit statuja është krejt indiferente.
Por për ne të gjithë, kjo histori na tregon dhe njëherë atë anë të trishtuar të qeverisjes sonë, që nuk është gjëkundi përmbajtje, por vetëm një formë e mjerë që modelohet e rimodelohet vetëm falë kamerave. Dy futbollistët tanë na dhanë dhe këtë mundësi; ta shohim rishtas sa qesharakë janë ata që nga drejtojnë.