E Diel, 1 Nëntor 2026

Stilolapsi në stomak për 25 vjet, shkruante akoma

BRITANI - Një rast i çuditshëm tregon se një stilolaps mund të jetojë më gjatë se sa kemi menduar. 

Në Britani, një grua u vizitua në spital me dhimbje stomaku dhe humbje peshe, derisa mjekët gjetën në trupin e saj një "mysafir" të papritur.

76 vjecarja ishte diagnostikuar me një sëmundje stomaku, të njohur për moshat e mëdha, por në vizitën e fundit, mjekët vunë re se muri i stomakut të saj ishte i fryrë. 

Gruaja iu tha mjekëve se ishte kujtuar që 25 vjet më parë kishte gëlltitur aksidentalisht një stilolaps.

Sipas tregimit të saj, gruaja ishte në këmbë në shkallët e shtëpisë, duke u përpjekur me një stilolaps dhe një pasqyrë, për të parë bajamet. Në një mënyrë të papritur ajo humbi ekuilibrin e saj dhe u rrëzua. Për këtë shkak stilolapsi zbriti poshtë në ezofag dhe në stomak. 

Por mjekët nuk u bindën dhe vendosën të bëjnë një radiografi.

Së fundi, u verifikua se vërtet në stomakun e gruas qëndronte një stilolaps, i cili edhe pas 25 vjetësh ishte në gjendje të shkruante. 

Acidet e stomakut nuk kishin arritur të thyejnë stilolapsin, i cili nga ana e tij kishte shkaktuar probleme tek gruaja. 

(a.jo./Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›