Qëllohet nga shoferi i prefektes pedagogu i Ekonomikut
26/01/2012 Arjan Gjini dhunohet në auditor, policia: Hetimet vazhdojnë, shkak motivet e dobëta
GJIROKASTËR- Një pedagog i ekonomikut pranë Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, njëherazi kancelar i Gjykatës së Apelit është dhunuar fizikisht për shkak të detyrës dje, ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet.
Ngjarja
“Ngjarja ka ndodhur mesditë, në mjediset e Universitetit, ndërsa pedagogu Arjan Gjini, po u jepte leksione studentëve”, thekson policia lokale. “Pedagogu Gjini është qëlluar nga Namik Babameto, shofer i prefektit të Gjirokastrës, Mimoza Çomo, për arsye të dobëta”, specifikon policia. E gjithë ngjarja është shoqëruar nën sytë e dhjetëra studentëve çka i ka dhënë nuanca dhe më të shëmtuara. Ndërkohë të njëjtat burime saktësojnë se pas denoncimit të kryer, tashmë policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe rektorati i Universitetit të Gjirokastrës, duke e cilësuar këtë incident të paprecedentë. “Jemi tepër të shqetësuar për këtë ngjarje të paprecedent. Kërkojmë që organet e specializuara të nisin menjëherë hetimet, për të zbardhur të plotë motivet e këtij incidenti të rëndë”, thuhet në komunikatën e Universitetit të Gjirokastrës.