Ish-ushtarakët, pensionet brenda 2012
26/01/2012 Ministri i Mbrojtjes prezanton Direktivat e Mbrojtjes për vitin 2012
Imami: Riformatim i dokumenteve strategjike të mbrojtjes dhe ligjeve
Deri në fund të vitit të gjithë ish-ushtarakët do të mund të marrin pensionet. Garancinë e dha ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjatë prezantimit të Direktivave të Mbrojtjes për vitin 2012. Ai tha se ata që janë në detyrë do të pajisen me kartë ushtaraku dhe se do të ketë trajtim të diferencuar për familjet e ushtarakëve. Për kategorinë e ish-ushtarakëve aktualisht vijon procesi i llogaritjes së përfitimeve nga organet e sigurimeve shoqërore sipas të dhënave të depozituara nga ministritë e linjës dhe strukturat vartëse të tyre. ISSH-ja në formularët e dërguar ministrive kërkon plotësimin e të dhënave që kanë të bëjnë me historikun e punës për secilin aplikues. Në total janë 22 mijë përftues, ndërsa deri më tani bëhet e ditur se llogaritja ka përfunduar për rreth gjysmën e tyre.
Në prezantimin e tij ministri Imami renditi gjithashtu prioritetet për këtë vit, të cilat mbështeten në synimet dhe kërkesat e dokumenteve themelore të politikës së sigurisë e mbrojtjes së vendit, në përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të ministrit të Mbrojtjes, që rrjedhin nga programi i qeverisë për mbrojtjen, si dhe në dokumentet themelore politike e të mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së. “Ripunimi i dokumenteve strategjike është një ndër çështjet kryesore të përcaktuara në Direktivën e Mbrojtjes për vitin 2012. Dokumentet kryesore strategjike e konceptuale, aktualisht në përdorim të FASH, si Strategjia e Sigurisë Kombëtare (2004) dhe Strategjia Ushtarake (2005) janë përgatitur përpara hyrjes së vendit tonë në NATO. Ato duhet të realizohen sipas standardeve të një vendi anëtar të NATO-s”, - tha ministri. Duke folur për reformën legjislative ai nënvizoi se brenda vitit 2012 do të rishikohet paketa ligjore, e cila normon gjithë veprimtarinë e FASH-ve. Objekti i kësaj pune, sipas tij, do të jetë përfshirja në një ligj të vetëm të ligjeve që lidhen me FA-të, duke filluar nga drejtimit strategjik i FA-ve, statusin e ushtarakut, gradat dhe karrierën ushtarake e duke vijuar me disiplinën ushtarake e deri te medaljet për personelin në FA. Sa i përket logjistikës, Imami përmendi rishikimi i kapaciteteve për mbështetje të operacioneve brenda dhe jashtë vendit sipas standardeve të NATO-s. “Një nga përparësitë e këtij viti të jetë implementimi i projektit të uniformës së re të Forcave të Armatosura, i cili të shtrihet në disa vjet”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes. Imami tha se këtë vit do të çohet për herë të parë një togë mjekësore në Afganistan.
Asgjësimi i municioneve
“Viti 2012 është vendimtar për asgjësimin e gjithë sasisë së municioneve në përmbushje të synimit të qeverisë që kjo detyrë të përfundojë brenda vitit 2013. Gjatë vitit 2012 të planifikohen për asgjësim rreth 25 000 tonë municione, duke zbatuar standardet e sigurisë, shtuar kapacitetet e demontimit, rritur efektivitetin e linjave të demontimit industrial dhe bërjen e tyre më efektive.”