Stina e nxehte, shtohen aksidentet dhe kontrrolli i rugoreve
02/08/2010 Qëllohet gazetari, nis hetimin ndaj agresorit
Përplasen 2 automjete, zihen
në rrugë të afërmit e drejtuesve
Ditën e djeshme rreth ores 09.15, në vendin e quajtur fshati Lalar në rrugën nacionale Ballsh-Fier, janë përplasur dy autovetura, përkatësisht; një autoveturë e tipit Volksëagen me targë 21 VTT me drejtues shtetasin Bledar Metaj, me detyrë Oficer Policie pranë Njësisë Rajonale të Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër dhe autovetura tip Honda me targë YMM 1442 me drejtues shtetasin Feti Bregasi.
Në autoveturat e sipërpërmendura kanë qenë duke udhëtuar dhe shtetasit Dritan Metaj, dhe Aldo Bregasi i deklaruar dhe si gazetar, të cilët kanë dalë nga mjetet dhe janë konfliktuar dhe goditur me grushte me njeri-tjetrin. Në këto kushte dy drejtuesit e automjeteve kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit dhe normalizimin e situatës ndërmjet dy shtetasve të mësipërm.
Si pasojë shtetasi Aldo Bregasi ka marrë dëmtime për të cilat policia është në pritje të aktit të ekspertimit mjeko ligjor ndërsa shtetasi Dritan Metaj ka marrë dëmtime që kërkojnë deri në 9 ditë raport mjekësor.
Nga ana e strukturave të Drejtorisë Policisë Qarkut u kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe policia është në pritje A.K.T mjeko ligjor të shtetasit Aldo Bregasi, për referimin e materialeve proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.
Aurora Damini
Përplasen dy mjete dëmtohen 5 persona
Shtimi i automjeteve në qarkullim si pasojë e stinës së verës dhe kthimit të emigrantëve kanë rritur dhe numrin e aksidenteve në vend. Pesë të dëmtuar ka qenë bilanci I aksidentit të regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të Urës së madhe përgjatë Bajpasit. Burime të policisë bëjnë të ditur se rreth mesditës dy automjete me targa të huaja tip benz dhe Skoda janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar plagosjen e 5 personave. Sipas të dhënave të para kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit shtetasit Andi Xhafa 22-vjeç , E.Xh, 16-vjeç, R Xh 14-vjeç, E. Xh 15-vjeç si dhe shtetasi Hekuran Shkëmbi. Parakalimi I gabuar mendohet të ketë sjellë edhe aksidentin e rëndë. Po hetohet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Ndërkohë
6 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në mëngjesin e së dielës. Ngjarja ka ndodhur në aksin kombëtar Fier-Vlorë në vendin e quajtur Ferras. 2 automjete tip Benz Mercedez njëra me targë të VL 28 92 A dhe tjetra FR 5051 B janë përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e shpejtësisë dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor rreth orës 4 e 30 minuta të mëngjesit. Një çift bashkëshortësh mes të plagosurve janë edhe Trifon dhe Marigo Nushi përkatësisht 74 dhe 70 vjeç që ndodheshin në automjetin me targa Vlore kanë marrë plagë të rënda. Shoferi i këtij mjeti ashtu sikurse tre personat që ndodheshin në makinën tjetër pësuan plagosje, mes tyre edhe një 16 vjeçar. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin civil të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë nga hetimet paraprake mësohet se shkaku i aksidentit ka qenë përgjumja e shoferit të automjetit me targa të Vlorës dhe përpjekja për të shmangur gropat në rrugë e drejtuesit të automjetit të Fierit.
A.D/L.LL
Gjoba dhe bllokime të automjetev
Aksion i policisë rrugore
për rritjen e sigurisë në rrugë
Rreth 30 drejtues mjetesh janë gjobitur me gjoba të konsiderueshme nga specialistët e policisë rrugore të Drejtorisë së qarkut Fier, si dhe 5 autovetura janë bllokuar në qytet pas një aksioni të nisur nga strukturat e drejtorisë së policisë së qarkut. Objekti i këtij aksioni i nisur ditën e djeshme ka pasur rritjen e sigurisë në rrugë, me qëllim parandalimin e aksidenteve automobilistike. Ardhja e qindra emigrantëve dhe lëvizja e tyre me automjetet e ardhura kryesisht nga Greqia dhe Italia kanë rënduar trafikun dhe policia rrugore me anë të një programi të posaçëm të efektivave të policisë kanë rritur kontrollet. Në të gjitha akset rrugore kombëtare, por edhe ato dytësore në qytet, ndodhet prania e policisë rrugore, e cila ka synim disiplinimin e qarkullimit rrugor, kontrollin e dokumentacionit të mjeteve dhe parandalimin e aksidenteve. Objektivi synon edhe ndëshkimin për parkimin e gabuar m mosrespektimin e tabelave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesve që nuk kanë shlyer gjobat. Sipas informacionit nga policia rrugore fierake gjatë kontrollit janë ndëshkuar me gjoba 30 drejtues mjetesh, dhe janë bllokuar 5 autovetura.
A.Damini