E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gajdexhiu nga Çerrava që shëtit Shqipërinë

02/08/2010 65 vjet me gajde në dorë për ti sjellë pak gëzim njerëzve

ELBASAN-Ndërsa temperaturat i kalojnë mbi 40 gradë, muzika e gajdes dhe pasioni për të bëjnë që Mehmet Roko të mos ndalë argëtimin e kalimtarëve edhe në qytetin e Elbasanit. Ai shëtit qytete dhe me gajden që e ka punuar vetë luan muzikë shqiptare të të gjitha llojeve. Shumë prej kalimtarëve çuditen pasi nuk u ka rastisur të shikojnë dhe të dëgjojnë muzikë me gajde duke u shfaqur të interesuar edhe për formën sesi është punuar kjo vegël e vjetër muzikore. Nuk ngurrojnë edhe ti hedhin para pasi 68 vjeçari luan me aq pasion sa dhe vapa e madhe nuk e ndal. “ Prej 65 vjetësh i bie gajdes. Ata që më njohin e dinë se duke qenë se babai im i binte gajdes unë zëre se kam lindur me gajde në dorë. Jam nga Çerrava e Pogradecit. Në kohën e komunizmit bëja pjesë në grupet artistike por shkoja edhe në gëzime familjare. Atëherë organizimi në grupe artistike bënte që të shkonim në shumë fshatra dhe unë isha gjithmonë me gajde, të cilën asnjëherë nuk e kam lëshuar nga dora. Kur punimi i veglave muzikore rreshti së ekzistuari mësova sesi bëhej gajdja dhe këtë që kam në dorë e kam bërë vetë.

... pas parkut Rinia kishte zgjedhur një tjetër shesh afër qendrës së qytetit ku edhe ka më shumë kalimtarë. “Tashmë është kthyer edhe në një punë që më sjell të ardhura. Unë nuk e quaj lypje këtë që bëj. Kush ka dëshirë mund të më japë diçka. Unë me këto para jetoj pasi nuk kam asnjë të afërm dhe asnjë ndihmë. Shtëpia ime është rruga dhe pasuria ime Gajdja”. Duke qenë se vegla muzikore e gajdes nuk është tradicionale e Shqipërisë së mesme shumë kureshtar i afrohen usta Mehmetit për ta parë nga afër për të mësuar sesi nxjerr tinguj dhe për të kuptuar sesi ai e ka punuar. Usta Mehmeti, gajdexhiu nga Çerrava shëtit Shqipërinë duke u ndalur në çdo qytetet me muzikën e tij dhe nevojën për të mbijetuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›