E Diel, 1 Nëntor 2026

Stipe Mesiç: Serbia duhet ta pranojë se ishte agresor

Ish-presidenti kroat Stipe Mesiq ka deklaruar sot se Serbia duhet ta kuptojë se Bosnje e Hercegovinë ka qene agresore.

“Serbia duhet të përjetojë katarzën, të kuptojë, të kuptoj se ka shkuar në caqe të gabuara, ka zgjedhur njeriun e gabuar, sepse Serbia ka zgjedhur Slobodan Milosheviqin, nuk e ka bërë këtë B e H dhe Kroacia”, ka thënë Mesiq në Sarajevë ku Liga e Internacionales së Humanistëve i ka dorëzuar Kartën e Artë “Ambasador nderi i kulturës, paqes dhe dialogut".
 

Mesiq ka vlerësuar se Beogradi nuk merret me mbrojtjen e serbëve në rajon, por me politike imperialiste, sepse edhe më tej, mendon se mund të krijohet Serbia e madhe.
 

Mesiq për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se “ka shumë forca që mendojnë se është e mundshme të shkatërrohet B e H”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›