E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenerali Petreas Forcat e NATO-s po bejne perparim drejt terheqjes nga Afganistani

Komandanti i trupave amerikane dhe te Natos ne Afganistan tha se forcat e tij po bejne perparim drejt synimit per te filluar terheqjen ne korrik.

Gjenerali David Petraeus u tha ligjvenesve ne Komisionin e Senatit per Forcat e Armatosura se shtimi i trupave ka sjelle sprapsjen e talebaneve ne zona te rendesishme duke e quajtur kete nje perparim te rendesishem.

Por ai perseriti gjithashtu paralajmerimim se perparimi eshte i brishte dhe se mund te zbehet pa financimin e duhur te perpjekjeve te rindertimit.

Disa ligjvenes shprehen shqetesim rreth planit te administrates Obama per te filluar terheqjen e 150 mije trupave amerikane nga Afganistani para se forcat afgane te jene te gatshme per te drejtuar ceshtjet e sigurise. Gjenerali tha se cdo terheqjen do te behet bazuar ne kushtet e terrenit dhe se disa trupa do te zhvendosen ne zona me pak te sigurta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›