Stjuardesat filluan luftën me jastëk në 6 000 metra lartësi

Tel Aviv, 15 gusht - Stjuardesat e kompanisë gjermane të fluturimeve "Lufthansa" vendosën të argëtohen gjatë verës, kështu që nxorën jastëkët dhe filluan të godasin njëra tjetrën në 6 000 metra lartësi.
Shpejt atyre iu bashkuan edhe udhëtarët, të cilët vazhduan gjuajtjen e jastëkëve të përcjellë me gëzim. Stjuardesat në fund të argëtimit vrapuan drejt kabinës ku i priti kolegia, e cila "i mbrojti" nga pasagjerët, të cilët këtë performansë e shpërblyen me një duartrokitje të gjatë. Kjo ngjarje e pazakontë ndodhi në fluturimin LH687 nga Tel Avivi për në Frankfurt në fillim të këtij muaji.
Njëri prej udhëtarëve mbeti i emocionuar me luftën e jastëkëve dhe tha se kjo largoi tremën tek udhëtarët, të cilët duken të shqetësuar gjatë fluturimit.
"Ishte fillim i përkryer i verës dhe duhet të bëhet rregull e kësaj kompanie", tha udhëtari anonim, njofton "Daily Mail".