E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoichkov therret “legjionaret” me 19 mars

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
Trajneri i kombetares bullgare , Hristo Stoichkov mbledh futbollistet qe luajne ne klubet e huaja per parapergatitje , perpara ndeshjes me Shqiperine qe nga data 19 mars, bene te ditur nga shtabi i kombetares bullgare. Futbollistet qe luajne ne kampionatin bullgar duhet t`i bashkohen pjeses tjeter te grupit me 22 mars, pas ndeshjeve te javes se 19-te te kampionatit. Ne programin e kombetares bullgare, jane parashikuar tre stervitje te hapura per mediat, te cilat jane me 20 mars ne oren 10:30, me 21 mars ne oren 18:00 dhe me 25 mars ne oren 18:00. Trajneri Hristo Soichkov do te dale ne konference per shtyp me 22 mars , ne oren 12:00 ne ambjentet e stadiumit kombetar "Vasil Levski".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›