E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA: 7 muaj suspendim për Navaron

Albania-Sport - UEFA solli masa disiplinore për të gjithë pjesmarësit e përlejshes në Mestalja në duelin Valensia - Inter. David Navaro, iniciuesi kryesor i përleshjes e mori dënimin më të madh - 7 muaj suspendim nga të gjitha kompetencat futbollistike.
Karlos Marcena është dënuar me 4 ndeshje moslojë kurse nga Interi më keq kaloi Burdiso dhe Maikon të cilët nuk do të luajnë në 6 ndeshjet e ardhshmë. Poashtu janë dënuar edhe Kordoba me tri ndeshje dhe Hulio Kruz me dy. Valensija dhe Inter do të paguajnë dënim në vlerë prej 155.000 euro.Poashtu komisioni disiplinor i UEFA-s do të kërkojë prej FIFA që suspendimi për Navaron të zgjërohet edhe në ndeshjet e reprezentacionit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›