E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoja: Luftëtari, plot me shpresë nga Devolli-Nora

Nga SOKRAT PAPADHOPULLI

Organizatori Nertil Stoja vlerëson ndikimin në ekip të dy futbollistëve me përvojë të gjatë edhe në superlig렠 

Luftëtarit jugor kalendari i ka rezervuar një fund dramatik të fazës së parë, që detyrimisht do të përsëritet edhe fazën tjetër, përderisa do të përballet me tri ekipe veriore. Gjirokastritët luajnë fillimisht me Adën në Velipojë, pastaj ndoshta në finale me Kukësin dhe në transfertë me Mamurrasin, nga i cili nuk kanë kujtjime të mira. Janë përballje të vështira dhe në njëfarë mase të konsiderueshme përcaktuese për fatet e tij, edhe pse pas këtyre betejave është një fazë e tërë.

Në çdo ekip, pas portierit dhe golashënuesit, organizatori luan një rol tepër brilant për ecurinë e lojës. Këtë rol te Luftëtari për disa sezone radhazi e luan Nertil Stoja, i cili që në ndeshjen e parë u ndëshkua goxha, por përfundimisht nuk u aktivizua në 6 ndeshje. Mesfusha e Luftëtarit, me të, Devollin dhe të tjerët, përbën një repart solid.

Luftëtari mund të krenohet edhe për sulmin, me Norën e Raboshtën, por edhe me mbrojtjen, me Selimajn e kompani. Pra, rezulton një ekip mjaft i kompletuar për kategorinë e parë. Në përballjen me Adën do të mungojnë Shalari dhe Gaxhaj, për arsye dëmtimi, si dhe Brahimin të ndëshkuar, pra tre mbrojtësit e hekurt.

Stoja Nertil Stoja, i cili ende nuk ka dalë te goli, por që është në prag të tij, si rrëmbyes 11-metërshi, shprehet: Kemi para ndeshjen në Velipojë dhe do të shkojmë atje me ambicien për të mos dalë pa pikë, gjë që do ta arrijmë nëpërmjet lojës sonë, por gjithmonë me hipotezën e lojës korrekte dhe të gjykuar ndershmërisht.

Që është ndeshje e vështirë, as që diskutohet, por që rezultati i saj mund të jetë i favorshëm për ekipin tonë, nuk e vëmë në dyshim. Këtë e themi jo për luftë psikologjike, por duke u mbështetur në disa kualitete që disponon ekipi ynë këtë sezon, që kanë aftësi admiruese dhe përvojë tepër të gjatë, madje në superligë,  sikundër janë Devolli dhe Nora.

Ata na mbushin të gjithëve me shpresë dhe na mobilizojnë për të dhënë maksimumin tonë për ta arritur objektivin e sezonit. Të gjithë ne gjirokastritët e duam Luftëtarin në superligë, sipas traditave të tij, që duhen pasuruar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›