E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojku: Fierza nuk përbën rrezik për rrethinat

Pavarësisht prurjeve me 800 metër  kub në sekondë, Fierza nuk përbën një rrezik për zonën përreth. Sipas drejtorit të Korporatës Elektro Energjetike, Muharrem Stojku, niveli në hidrocentral bie me 1 centimetër çdo 2 orë. Sipas tij, në kontroll situata është dhe në Koman dhe Vaun e Dejës. Punohet me ngarkesën maksimale. Siguria është e plotë. Gatishmëria është 100 për qind. Prurjet që vijnë janë të rangut 800 metra kub për sekondë të cilat me ngarkesën

që kemi dhe me hapjen që i është bërë portës deri më 420 metër kub në sekondë shkarkon totalisht këtë prurje dhe kuota në liqenin e Fierzës nuk rritet, por përkundrazi ulet nga 1 centimetër në dy orë, tha Stojku. Sipas tij gjatë këtyre ditëve në kaskadën e Drinit po prodhohet 28 milion kilovat energji, prej të cilave eksportohen 12 milion. Shitja sipas tij bëhet sipas bursës greke, me një çmim më të lartë nga ai që KESH ka blerë deri tani. Shesim rreth 5.3 milionë dhe pjesa tjetër shkëmbehet me KEK-un. Shitjen e energjisë e bëjmë me bursë greke, minus humbjet e transmetimit të cilat shkojnë sipas bursës greke rreth minus 2.5 deri në 2.6 për qind. Çmimi është me një diferencë rreth 12 euro më të lartë se sa çmimi i blerjes që e bën OSSH, vijoi kreu i KESH. Ndërsa theksoi se edhe për ditët në vazhdim, reshjet parashikohen të mëdha, për këtë arsye hidrocentralet do të vazhdojnë të shkarkojnë në sasi të mëdha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›