BE, samit për ekonominë më 11 shkurt
Liderët e Bashkimit Evropian do ta mbajnë një samit të jashtëzakonshëm më 11 shkurt në Bruksel, me fokus në forcimin e ekonomisë. Duke e paralajmëruar këtë samit, presidenti i ri i Bashkimit Europian, Herman Van Rompi, tha se bllokut me 27 vende anëtare, i duhet më tepër rritje ekonomike në mënyrë që ta ruaj mënyrën evropiane të jetesës. Spanja, që aktualisht kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian po punon paralelisht me Rompin dhe ka
deklaruar se ekonomia është në fokus të presidencës së saj. Kjo mbledhje urgjente vjen pas krizës botërore që përfshiu edhe pjesën më të madhe të Europës. Në këtë samit do të diskutohet për skemat dhe politikat ekonomike që do të përdorin vendet e BE, për të kaluar periudhën e postkrizës.
Last Updated on E Merkure, 06 Janar 2010 22:42