E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet Fier penalizojnë 867 biznese për mospajisjen me kasa

Ligji i ri i miratuar nga qeveria, për uljen e xhiros vjetore nga 8 milionë në 5 milionë për bizneset e vogla në të mëdha, ka sjellë penalizmin e 867 subjekteve të biznesit në qytetin e Fierit, për arsye se nuk janë pajisur me  kasat elektronike. Drejtoria Rajonale e tatim-taksave  në qytetin e Fierit ka dalë më një deklaratë zyrtare në të cilën u jep goditje  bizneseve  të mëdha të cilat operojnë prej vitesh në qytetin e Fierit, ku vetëm në dy ditët e fundit janë gjobitur 20 biznese.

Sipas këtyre burimeve, bizneset nuk i janë përgjigjur vendimit, i cili u jepte mundësi deri në datën 31 dhjetor që të merrnin regjistruesin elektronik .Përgjegjësja e shërbimeve për tatimpaguesit, Rudina Gjeka ka deklaruar se tashmë janë bërë evidentimet përkatëse dhe në listë janë përfshirë  ata që kanë rezultuar si shkelës të ligjit. Drejtoria e tatimeve ka nisur penalizimet për  867 subjekte me TVSH për mospajisjen me regjistruesin elektronik fiskal brenda afatit ligjor, i cili përfundoi në fund të dhjetorit. Gjobat që variojnë nga 20 deri në 100 mijë lekë do të ndëshkojnë këto biznese pavarësisht pretendimeve të tyre. Ndërkohë unë bëj me dije se deri në afatin e caktuar në Fier janë pajisur me kasë elektronike vetëm 300 subjekte, u shpreh Gjeka. Por kjo masë është artikuluar si e padrejtë nga vetë bizneset e përfshira , ku një pjesë e tyre shprehen se ende nuk kanë një njoftim zyrtar, siç ndodh gjithmonë në rast të ndryshimit të ligjit për bizneset. Duke qenë në këto kushte bizneset shprehen se nuk do të paguajnë asnjë qindarkë nga këto gjoba. Kujt ia dedikoj këtë gjobë. Kush më ka njoftuar mua që data 31 dhjetor ishte fundi i afatit. Neve na kanë ardhur inspektorët e  tatimeve për kontrolle të përditshme rutinë dhe nuk na kanë sjell asnjë dokument apo njoftim që të na vërë në lëvizje. Çfarë kërkon tani. Më thonë që është bërë spot publicitar, por as unë as familja ime nuk kemi kohë për të marrë njoftime në këtë mënyrë. Shteti duhet të më bëjë njoftim ndryshe, unë nuk paguaj asgjë, ka deklaruar Astrit Sinani një biznesmenë nga qyteti i Fierit. Por edhe pasi të paguajnë penalizmin duket se bizneset do të vijojnë të përballen me probleme derisa ata të pajisen me kasën regjistruese. Nuk ka pasur asnjë subjekt të painformuar ashtu siç shprehen ata. Megjithatë unë dua tu bëj me dije se  edhe pasi të paguhet çdo penalizim përkatës, subjektet nuk do ti shpëtojnë dot procesit të pajisjes me kasat përkatëse, ka vijuar Gjeka. Ndërkohë  për bizneset e vogla qeveria shqiptare ka lënë afat deri në muajin qershor të vitit 2010.

Last Updated on E Merkure, 06 Janar 2010 22:39

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›