D&B: Rritje e PBB-së prej 6.0% në 2010, reale apo jo?
Parlamenti i Shqipërisë në fund të nëntorit 2009 miratoi buxhetin e vitit 2010, i cili është bazuar në një deficit të parashikuar prej 3,8% të PBB-së. Shpenzimet do të rriten me 2,0% në 411 miliard LEK nga buxheti i vitit 2009. Megjithatë, ne besojmë se këto plane janë të bazuara në supozime tepër optimiste. Në veçanti, parashikimi i qeverisë se rritja reale e PBB-së prej 6,0-6,5 kundër parashikimit tonë prej 1.5% dhe FMN-së 3,0%. Për më tepër, Shqipëria nuk ka një rekord të mirë në udhë respektimi të objektivave, duke parë që deficiti tejkalon parashikimet e saj. Shifrat për nëntë muajt e parë të vitit 2009 tregojnë se shpenzimet arrijnë deri 22,0% më të larta së viti paraprak, në krahasim me të ardhurat që ishin vetëm 6% më të larta.Megjithëse deficiti publik ndoshta do të jetë më e keq se që parashikon qeveria, fotografia e përgjithshme është relativisht e shëndoshë në krahasim me shumë vende të tjera, pjesërisht falë politikës ekspansioniste fiskale. Ndërkohë që ekonomia shqiptare ka gjasa të rritet me rreth 2,0% në vitin 2009, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka parashikuar se në rajonin e Evropës Juglindore si tërësi, do të ulet me 6% gjatë periudhës së njëjtë.Ne besojmë se ekonomia është ende e ngadalësuar dhe do të mbetet poshtë prirjeve të qeverisë në vitin 2010. Në përgjithësi, ne presim që këto rreziqe të jetë të manaxhueshme dhe se Shqipëria ngadalësimin ekonomik global ta përballojë më mirë se shumë vendet tjera, por jo pa rishikim dhe riplanifikim te bilancit. Viti 2009 për Shqipërinë në ambicien e saj të politikës së jashtme për pranimin në BE solli lajme të mira dhe jo shumë të mira. BE ra dakord për të diskutuar nëse Shqipëria duhet të bëhet një vend kandidat zyrtar, ndonëse edhe kjo është arritur, qëllimi përfundimtar është ende disa vite larg materializimit. Megjithatë, kërkesa e Shqipërisë për t'u bashkuar me zonën Shengen, e cila do të lejonte qytetarët të udhëtonin lirshëm në shumicën e vendeve të BE-së, u refuzua, ndërsa Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia u pranuan.Dun & Bradstreet (D&B) është agjencioni më i madh dhe më i vjetër i informacionit tregtar dhe të biznesit në botë i cili eksiston për 170 vjet. Vlerësimet e tyre cilësore, shpejt dhe efektivisht, reduktojnë riskun në biznes. Në mënyrë elektronike përmes internetit aktualisht ofron 170 milionë raporte nga e gjithë bota!Bonitetna hiša I, d.o.o. Ljubljanë, Slloveni, është partnere e Dun & Bradstreet-it. Që nga themelimi i saj në vitin 1990 përfaqësojnë interesat e kompanisë D&B. Nga viti 2006 përfaqëson Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Vigan Idrizi, analist Bonitetna hiša I, d.o.o Ljubljane, Slloveni