Reshjet në Durrës, probleme në qarkullim

Përmbyten rrugët në periferi të qytetit të Durrësit për shkak të reshjeve të mëdha që ranë orët e para të mëngjesit të së premtes.
Më problematike ka qenë rruga në hyrje të qytetit bregdetar.
Sistemi i amortizuar i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të ujërave sipërfaqësore të krijuara nga reshjet e dendura.