Skela mund Kakanë e Hertës

Më në fund fati është kthyer për Energi Kotbusin e Ervin Skelës. Pas fitores 3-0 e kualifikimit në Kupën e Gjermanisë kundër Borusias së Mënshengladbahut – Skela realizoi dy gola në atë takim – erdhi edhe fitorja e parë sezonale e Kotbusit në Bundesligë.
Një trepikësh i cmuar, për më tepër i arritur në transfertë kundër Hertës së Berlinit (0-1). Golin e vetëm të takimit e realizoi Jelic pas punës përgatitore të Rangelovit.
Fantazisti shqiptar Skela luajti për 90 minuta, duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte kundër Hertës që ka dhe një Kaka në formacionin e saj, por mbrojtësi brazilian qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.