Stoke kërkon Van Nistelrooyn

Stoke City ka shprehur interesim për sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy, ka njoftuar presidenti i klubit, Peter Coates.
Ish ylli i Manchester Unitedit spekulohet se mund të rikthehet në Premierligë gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
“Mund të jetë diçka e vështirë për tu realizuar por ne kemi shprehur interesim dhe do të shohim se çka ndodh. Varet prej tij nëse dëshiron të luaj në vazhdimësi për tu paraqitur në Kampionatin botëror. Nuk e dimë se çka mund të ndodh në këtë fazë”, tha Coates.