Stoner: Gati të dueloj me Rosin
Dukati fillon zyrtarisht sezonin 2009 dhe kërkon që në kampionatin e ri të rikthehet te titulli në MotoGp. Të njëjtën gjë synon edhe australiani Keisi Stoner, i cili cilësohet rivali kryesor i Valentino Rosit. "Ndjehem në formë të mirë", deklaroi Stoner. "Në testet e para shpresoj të jem në maksimum. Dueli me Rosin? Vitin e kaluar bëra disa gabime, por nuk do të ndryshoj stilin e pilotimit. Nëse do ketë luftë, unë do jem aty".