Kulicaj padit Sajmir Tahirin
Nendrejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit Agron Kulicaj ka paditur deputetin socialist Sajmir Tahiri per shpifje.
Permes nje njoftimi per shtyp Policia e Shtetit ka sqaruar se padia ka te beje me akuzat e Tahirit mbi kontrabanden e minerareve. Pergenjeshtrojme akuzat e deputetit socialist Sajmir Tahiri per kontrabanden e mineraleve. Nendrejtori Agron Kulicaj drejton me sukses departamentin e luftes kunder krimit thuhet ne njoftimin zyrtar. Akuzat ndaj Kulicajt Tahiri i beri ne seancen parlamentare te se martes ku replikoi ashper me ministrin e Ekonomise Nasip Naco lidhur me koncesionet minerare dhe kontrabanden e mineraleve. Komanda e korrupsionit kalon nga Roland Keta kryetar i bashkise dhe kryetar i PD ne Bulqize. Vellai i tij ka kater licensa. Vete Ruli kontrollon nje rrjet licensash qe punon per te ne Bulqize. Rrjeti shkon deri tek te paprekshmit ata prane kryeministrit si Agron Kulicaj. Kontrabanda niset qe nga Bulqiza dhe shkon ne Kine dhe ndiqet nga Kristo Rodi deklaroi Tahiri. Kulicaj dikur truproje e kryeministrit Sali Berisha akuzohet nga Partia Socialiste edhe per perfshirje ne kontrabanden e derivateve te naftes. Ndersa ne nje kabllogram te publikuar nga Wikileaks ai konsiderohej nga ambasada amerikane ne Tirane si person i lidhur me krimin e organizuar.