E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kerkon monitorim te perforcuar nderkombetar te zgjedhjeve

Pas shpalljes se zgjedhjeve te parakohshme parlamentare partite opozitare ne Maqedoni kane kerkuar nje monitorim me te theksuar nga ana e nderkombetareve. Analistet politike thone se Maqedonia ka per obligim te implemetoje te gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it per zgjedhje fer dhe demokratike ne te kunderten Maqedonia do te ndeshkohet me raport negativ nga Komisioni Evropian.

Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes ka miratuar vendimin per dergimin e komisionit lsquoad hoc per vezhgimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne Maqedoni. Ky komision nuk do te beje vetem vezhgimin ne diten e votimit por edhe vezhgimin e kushteve per organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike.

OSBE-ODIHR jane duke u konsulltuar me te gjithe faktoret relevante pjesemares ne procesin zgjedhor me partite politike administraten shteterore si dhe mediat. Pastaj do te marrim vendim se ne cfare formati eshte e nevojshme perfshirja e vezhguesve ne kete proces thote Jans Eshenbaher nga zyra e ODIHR-it ne Shkup.

Opozita kritikon mosarritjen e konsensit per kodin zgjedhor

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vllado Buckovki nga Lidhja socialdemokrate

Partite opozitare maqedonase dhe shqiptare kane kerkuar monitorim te perforcuar ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga fakti se ne keto zgjedhje Maqedonia ka hyre pa arritjen e nje konsensusi te gjere politik per ndryshimet ne kodin zgjedhor.

Ne zgjedhje hyme pa konsensus per formimin e nje mekanizmi per pastrimin e listave zgjedhore. E tere kjo shton dyshimin se pushteti me cdo kusht deshiron te falsifikoje rezulatet e votimit vlereson Vllado Buckovski nga Lidhja socialdemokrate .

Per here te pare do te votoje edhe diaspora

Edhe partia liberaldemokrate kerkon monitorim te shtuar te zgjedhjeve sepse ne Maqedoni per here te pare do te votoje edhe diaspora.

Askush nuk e di se si do te behet monitorimi i votimit ne diaspore qe tani jane pjekur kushtet qe te vleresojme se keto zgjedhje do te jene jo teresisht demokratike dhe fer thote Roza Topuzovska Karevska.

Asociacioni qytetar Most do te vezhgoje zgjedhjet parlamentare

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Darko Aleksov drejtori i Asociacioni qytetar Most

Ky vezhgim do te behet me gjithsej 3500 vezhgues. Sipas drejtorit te kesaj organizate Darko Aleksov Maqedonia nuk i ka plotesuar te gjitha rekomandimet e nderkombetareve per organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve te BE. Vetem dita e zgjedhjeve nuk eshte faktor qe percakton cilesine e procesit te votimit andaj Most do ta monitoroje tere procesin ne pergjithesi qe nga shperberja e parlamentit thote Darko Aleksov.

Maqedonia eshte e obliguar ti permbushe rekomandimet e OSBE-s per zgjedhje te lira qe te mund te marre daten per fillimin e negociatave per anetaresim ne BE thote analisti Zdravko Savevski. Eumlshte per te ardhur keq qe edhe pas 20 vitesh demokraci ne ende flasim per teste qe duhet ti kaloje vendi sa i perket zgjedhjeve te cilat duhet te shihen si nje proces normal vlereson Savevski.

Analisti Artan Sadiku eshte i mendimit se standardet e kerkuara nga nderkombetaret per zgjedhje fer dhe demokratike nuk mund te arrihen me rritjen e numrit te vezhguesve te huaj por me perforcimin dhe profesionalizimin e institucioneve vendore. Ne faktikisht i mbajme institucionet ne gjendje konstante te paaftesimit te tyre dhe si pasoje do te ngelim nje shoqeri ne nje shtet i cili asnjehere nuk do te mund ti realizoje plotesisht kapacitetet e veta demokratike thote Artan Sadiku.

Fushata zyrtare per zgjedhjet e parakohshme parlamentare do te filloj me 16 maj por subjektet politike qe tani kane intensifikuar aktivitetet e tyre zgjedhore.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›