E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet drejt Italisë 35-vjeçari

Ditën e sotme, u ekstradua nga Tirana drejt Italisë Ylli Ndoj, 35-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda. Sipas Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ekstradimi u krye ditën e sotme rreth orës 12.30.

Gjykata e Milanos, më datë 25.05.2011, e ka dënuar Ylli Ndoj me 21 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të Vrasjes së mbetur në tentativë, Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit dhe Arratisjes nga burgu.

Shtetasi Ylli Ndoj, gjatë muajit dhjetor të vitit 2004, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ka trafikuar kokainë nga Holanda drejt Italisë. Ky shtetas është shpallur fajtor gjithashtu për një tentativë vrasjeje të ndodhur më datë 13.02.2005.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›