Clark: Ka ardhur koha të përdoret diplomacia
Uashington - Ish-komandanti suprem i NATO-s gjatë fushatës së bombardimit të Aleancës kundër Serbisë, Wesley Clark, i tha Zërit të Amerikës se shkurtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë është hapi i duhur sepse ka ardhur koha të përdoret diplomacia. Clark i bëri komentet në një ceremoni në Ambasadën e Kosovës në Washington.
Gjenerali në pension Clark erdhi në Uashington për t’i dhuruar Kosovës uniformën ushtarake që mbante në kohën kur drejtonte fushatën 78-ditëshe, e cila çoi në largimin e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova. Uniforma do të vendoset në një projekt të ri të Muzeut të Kosovës kushtuar Shteteve të Bashkuara. Uniforma iu dorëzua përfaqësuesve të projektit "Amerika për Kosovën" që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, gjenerali Clark komentoi së pari për planet e NATO-s për shkurtimin e trupave të KFOR-it: "Kanë kaluar tashmë 10 vjet dhe ka ardhur koha që kjo të kapërcehet dhe të përdorim diplomacinë. E di se disa njerëz në anën tjetër nuk do ta pranojnë dot faktin se Kosova është një vend i pavarur por ka ardhur koha që të lejojmë historinë të ketë vendin e saj dhe të ecim drejt së ardhmes”, tha ai.
Gjenerali tha se sfidat për Kosovën janë po ato sfida me të cilat ndeshen të gjitha shtetet, si të përdoren të gjitha institucionet shtetërore dhe të krijohet një jetë më e mirë për të gjithë. "Për Kosovën kjo nënkupton zhvillim ekonomik. Kosova është një vend pa det por mund të dalë në det përmes Shqipërisë fqinje. Në jug ajo ka dalje përmes Maqedonisë. Dalja nga veriu një ditë duhet të hapet. Në këtë mënyrë, të gjithë njerëzit e Kosovës do të kenë mundësi të punojnë e të jetojnë si dhe të kujdesen për të ardhmen e familjeve të tyre, jo vetëm përmes bujqësisë tradicionale por edhe përmes teknologjisë moderne dhe industrisë, siç është për shembull prodhimi i energjisë elektrike”, ka vlerësuar Clark.
E gjithë kjo – sipas tij – mund të realizohet në Kosovë por duhet mbështetje ndërkombëtare dhe investime. “Kjo kërkon edhe një klimë të favorshme investimesh. Pra duhen ligje të mira dhe një fuqi e mirë punëtore", u shpreh ai. Gjenerali Clark tha se në Kosovë ka tani një universitet amerikan dhe ky është një hap i madh përpara, sepse sa më i lartë niveli arsimor aq më e dëshirueshme është klima për investimet e biznesit dhe sa më shumë investime të bëhen aq më shumë vende pune krijohen.