Wolfsburg pas Militos

Wolfsburg është në bisedime me Barcelonën për mbrojtësin Gabriel Milito. E përditshmja gjermane Wolfsburger Allgemeine Zeitung ka bërë të ditur se një delegacion i klubit gjerman më herët gjatë javës ishte në Barcelonë për të regjistruar interesimin e tyre për Militon.
Menaxheri i Wolfsburgut, Dieter Hoeness dëshiron të transferoj Militon si zëvendësues për Ricardo Costan, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe është duke u kërkuar nga Valencia.