E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoudmann: KiE mirëpret marrjen e presidencës nga Shqipëria

TIRANË- Shqipëria po përgatitet për marrjen e presidencës së radhës së Këshillit të Europës, ndërsa KiE e mirëpret këtë moment.

Deklarata vjen nga Ministri i Jashtëm Edmond Hashinasto pas takimi të kryer me z. Gérard Stoudmann, Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të KiE-së, i ngarkuar me Zhvillimin Organizativ dhe Reformën e KiE-së.

Në takimin që shefi i diplomacisë shqiptare pati me Stoudmann, deklaroi se Shqipëria ka për prioritet stabilitetin në rajon, por dhe krijimin e mundësive për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës .

Ministri Haxhinasto bëri me dije se në qendër të takimit me zyrtarin e lartë të KiE ishte situata politike në vend dhe hapat që duhet të ndërmarrë vendi në plotësimin e rekomandimeve të Europës për kapjen e trenit të radhës për BE.

“Situata politike në Shqipëri dhe gjithashtu për prioritetet, ku duhet te fokusohet politika. Në takim fokus i vencatë ishte edhe reforma zgjedhore, reforma parlamentare dhe ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Kemi shqyrtuar veprimatrinë e Këshillit të Europës në Shqipëri dhe kemi parë që asistenca teknike të trajtohet me ato programe”,- u shpreh Haxhinasto.

Zoti Gérard Stoudmann nga ana e tij u shpreh se KiE mirëpret marrjen e presidencës së radhës nga ana e Shqipërisë, duke e cilësuar si moment kyc për vendin.

“Këshilli i Europës mirëpret presidencën e ardhshme të Shqipërisë. Kjo është e rëndësishme jo vetëm se është hera e parë që merrni presidencën, por sepse kjo vjen në një moment kyc për vendin. Prandaj nëse cdo që shkon mirë kjo do jetë një situatë me përfitim për të gjtiha palët”,- u shpreh Stoudmann.

Zyrtari i lartë i KiE shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e Këshillit të Europës për të aisistuar dhe kontribuar në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Shqipëria merr në Maj të këtij viti, për herë të parë Presidencën e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, duke shënuar kështu një ngjarje historike për vendin.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›