Fiorentina, nis projekti me Behramin në krye

“Fiorentina do ta nisë një projekt të ri me Valonin në krye, edhe pse Juventusi mbetet në shënjestër, duke e pasur parasysh se trajneri Conte e vlerëson shumë futbollistin”, ka konfirmuar menaxheri i 26 vjeçarit, Alessandro Beltrami, për ueb faqen tuttomercatoweb.com.
Ndërkohë, menaxheri italian ka njoftuar se ish futbollisti i Veronës, i Lazios dhe i West Hamit pëlqehet edhe në Rusi. “Zeniti i Spallettit ka bërë ofertë mjaft të rëndësishme për Behramin, por djaloshi do të mbetet në Firenze, qytet me të cilin është mjaft i lidhur”, përfundoi Beltrami.
Behrami ishte transferuar në Fiorentinë në janar të vitit të kaluar. Ai u bë lojtar i rëndësishëm i ekipit nga Artemio Franchi dhe mund të vazhdojë të luajë edhe për disa vite me klubin e familjes Della Valle.