E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strasburg, Monti takohet me Merkel e Sarkozi

Kryeministri italian Mario Monti do të takohet sot me kancelaren gjermane dhe presidentin francez në Strasburg. Takimi trepalësh mes Montit, Sarkozisë dhe Merkelit ka në qendër masat e mëtejshme që do të merren ndaj krizës ekonomike.

Kryeministri italian mban pozicionin e ndërmjetësit mes Parisit dhe Berlinit, duke mbrojtur nga njëra anë Bankën Qendrore Europiane (çka kërkohet nga Berlini), por duke insistuar gjithashtu tek avantazhet  e përdorimit të eurobondeve, të cilat gjithashtu kundërshtohen nga Gjermania.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›