Shtetësia ruse, në pritje kërkesa e 20.000 serbëve
Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev, ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme, që të studiohet mënyra se si do të përgjigjet në kërkesën e mbi 20.000 serbëve të Kosovës për të marrë shtetësinë ruse.
Këtë lajm e konfirmon përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin, i cili shtoi se “Rusia në ndonjë mënyrë, duhet të mbështesë popullin e afërt shpirtëror që ishte në pozitë aq të komplikuar.