Qafe-Gjashta, rrefehet gjeneral Agim Shehu
Redinalda Caushaj
Tirane- Personazhi me i lakuar gjate trazirave te vitit '97, gjeneral Agim Shehu, ne ate kohe ne detyren e ish-zevendesministrit te Brendshem, ka rrefyer dje ne seancen e masakres se Qafe-Gjashtes, per gjithe cka dinte. Ai ka deshmuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ne procesin gjyqesor ne ngarkim te dhjete te pandehurve, te akuzuar per masakren e ndodhur me 4 mars te vitit 1997. "Ne vitin 1997 kam qene drejtor i Pergjithshem i Policise dhe zevendesminister i Brendshem. Ngjarja ka ndodhur ne fillim te muajit mars te vitit 1997 dhe shefi i policise kriminale te Vlores, Sokol Bizhga se bashku me policin Gjergj Mehmeti kane shkuar ne Sarande. Per shkak te rrezikut qe i kanosej ne Vlore. Sokol Bizhga me kerkoi leje per t'u larguar ne Sarande, ku kishte edhe disa te aferm te tij. Une i dhashe leje dhe meqe po shkonte ne Sarande, i kerkova qe te njihej me gjendjen atje dhe te punonte per riorganizimin e komisariatin te Sarandes, i cili ishte jo funksional", tha dje Shehu. Ne vijim te deshmise se tij, ai tregoi se kur efektivat arriten ne Sarande, Bizhga i kishte telefonuar dhe i kishte treguar per gjendjen ne komisariat dhe ne bazen detare te Sarandes. "Ne perfundim, Bizhga me tha se ishte e pamundur te organizohej komisariati, per shkak te zhvillimeve qe kishin ndodhur atje dhe une e lashe te zgjidhte nese do te qendronte ne Sarande ne baza te sigurta, apo do te kthehej ne Vlore. Madje i rekomandova edhe vendet se ku mund te qendronte ne Sarande dhe te ishte i sigurt.
Vrasja e policit
Agim Shehu, ka rrefyer me tej ne seance, momentin sesi mesoi per vrasjen e policit Gjergj Mehmeti. "Nga burime jo policore mora vesh se ne Qafe-Gjashte ishte vrare nje person dhe mendohej se i perkiste institucioneve te sigurise publike, pra mund te ishte i SHIK-ut ose i policise. Por nuk dihej se kush ishte", tregoi me tej ai. Shehu shtoi se kishte tentuar te nderhynte per te marre vesh se cfare po ndodhte, por kjo nuk funksionoi sepse nuk mund te shkonte dot njeri, pasi rruga ishte e bllokuar nga njerez te armatosur. "Vone mesuam se cfare kishte ndodhur, nga shefi i Policise se Gjirokastres. Ai i kishte shpetuar nje prite ne Qafe-Gjashte dhe personi i vrare ishte Gjergj Mehmeti. Komunikova me shefin e policise se Gjirokastres dhe i thashe qe te gjenin, Bizhgen dhe ta ndihmonte per te ardhur ne Tirane. Kur Bizhga u kthye ne Tirane, kerkova hapjen e nje dosje hetimore. Bizhga dha nje deshmi gojore dhe tha se u godit per shkak te detyres dhe se nuk ka pasur konflikt me asnje person ne Sarande", vazhdoi me tej Agim Shehu. Po ashtu ai beri me dijeni trupin gjykues te kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi se diten e ngjarjes kishte komunikuar me Sokol Bizhgen rreth ores 11:00 te paradites, ndersa informacioni i sakte per ngjarjen ishte marre te nesermen dhe jo ate dite. "Bizhga e ka treguar ngjarjen shkurtimisht para meje dhe kolegeve te mi. Ai ka thene: Pasi nuk beme dot riorganizimin e komisariatit te Sarandes, u detyruam qe te ktheheshim ne Vlore. Dhe ne Qafe-Gjashte afer nje centrali na dolen perpara, ne prite njerez te armatosur, te cilet hapen zjarr duke e ditur qe ne ishim oficere policie. Vete Bizhga i kishte komunikuar atyre personave, qe ishte shef i policise kriminale te Vlores dhe qe nuk kishte asgje me ta. Por ata persona kane hapur menjehere zjarr, ku Bizhga eshte plagosur ne kembe, ndersa te tjeret qe ishin ne makine jane shperndare ne drejtime te ndryshme".
Informacioni per autoret e masakres
"Bizhga nuk me ka thene gje per emrat e autoreve te ngjarjes, ndersa ato qe mesuam me vone per ngjarjen, jane hedhur ne nje flete te bardhe qe i ka sherbyer procesit deri tani", shtoi me tej ish- zevendesministri Agim Shehu. Gjate deshmise se tij, ai theksoi se ka qene me detyre drejtor i Pergjithshem i Policise dhe ne ate kohe kishte urdheruar policine kriminale, qe te hapte nje dosje hetimore per masakren e Qafe-Gjashtes, por nuk ishte detyra e tij qe te kontrollonte dhe ndiqte vijueshmerine e saj. Shehu sqaroi se ne momentin qe kater efektivat kane qene duke udhetuar ne drejtim te Sarandes nuk kishte pasur informacione se jane penguar nga njerez te armatosur, pra gjate bisedes ne telefon, Sokol Bizhga nuk e kishte vene ne dijeni ate per nje fakt te tille. "Per sa i perket faktit nese kane qene te veshur me uniforme apo civile kur kane shkuar per ne Sarande, dua te them se shefi i policise kriminale, pra Bizhga nuk mbante uniforme. Vendimi nese ai te kthehej ne Vlore apo te qendronte ne Sarande, i perkiste vete Sokol Bizhges dhe ai vendosi qe te kthehej, per te mos lene vetem koleget qe e shoqeruan dhe pasi mjedisi ne Sarande ishte i papershtatshem. Bizhga ishte shef i policise kriminale te Vlores dhe u largua ne Sarande, pasi i rrezikohej jeta ne Vlore dhe iu dha nga mua detyra per te marre ne dore komisariatin e Sarandes dhe iku me deshiren e tij", tha ne fund te deshmise se tij Agim Shehu.
Flamur Mehmeti: Vellai ishte qelluar dhe djegur
Vellai i Gjergj Mehmetit, i cili u dogj ne masakren e Qafe-Gjashtes, ka treguar dje momentet kur mesoi ngjarjen e rende. Flamur Mehmeti tregoi dje perpara gjykates se ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Qafe-Gjashte eshte informuar nga televizori. "Te nesermen jam nisur per ne Sarande per te marre trupin e vellait. Nga taksisti kam marre vesh se nje nate para ngjarjes, ishte vrare nje djale me motor dhe per kete akuzohej Gjergj Mehmeti. Po ashtu kam takuar Xhevat Kociajn, drejtuesi i Komitetit te Shpetimit. Kete te fundit e kam pyetur per trupin e vellait. Ai me tha se trupin e tij e kishin nisur per ne varreza. Menjehere kam shkuar dhe kam marre trupin e djegur te vellait, ku me pas e kam cuar ne morg. Aty kam pare qe trupi i tij kishte shume demtime te renda, ishte i djegur, kishte shenja te goditjes me plumba edhe demtime te tjera", tha dje para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi deshmitari, i thirrur nga akuza. Ai ka treguar se nje shites i nje dyqani funerali, i kishte thene se diten e ngjarjes kishte pare Gjergj Mehmetin dhe tre persona te tjere, te cilet kishin ngrene dreke ne Butrint dhe ishin kthyer. Shitesi i ka treguar se nje nate me pare ishte vrare ai djali me motor. Deshmitari tha se kur ka shkuar ne morgun e spitalit te Sarandes ka pare persona te armatosur, si dhe nga gjendja e veshtire nuk kishte mundur dot te fliste as me Sokol Bizhgen. Ne fund te deshmise se tij, vellai i Gjergj Mehmetit, i cili mbeti i vrare ne masakren e Qafe-Gjashtes, ka thene se nuk ka dijeni se kush jane autoret e vrasjes se vellait te tij.
Te pandehurit
Vladimir Sinani
Eduart Cipa
Alqi Paguni
Admond Sejko
Agron Qurku
Aleksander Bala
Mikel Kendezi
Nestor Sinani
Arben Kendezi
Ristan Lapa
Akuzat
Te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" te shtetasit Gjergj Mehmeti si dhe te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" e mbetur ne tentative ndaj shtetasve Sokol Bizhga, Eduart Alija, dhe Myzafer Blushit, "armembajtje pa leje".